Doli nga kampi i ferrit, Floresha merret në pyetje nga Anti-Terrori por kyç gojën

Doli nga kampi i ferrit bashkë me tre fëmijët. Po flasim për Floresha Rashën, e cila u kthye nga Siria rreth një muaj më parë është marrë në pyetje nga Anti-Terrori. Gjatë marrjes në pyetje, Floresha nuk ka treguar asgjë lidhur me rrugëtimin e saj nga Shqipëria në drejtim të Sirisë.

Rasha nuk ka përmendur asnjë emër të personave që ka takuar apo bashkëpunuar në Siri. Në pyetje janë marrë edhe fëmijët në praninë e psikologut, por edhe ata nuk kanë treguar për shkak dy vajzat Emel e Hatixhe kanë lindur në Siri dhe nuk dinë asgjë, e ndërsa Amar ka iku nga Shqipëria në moshë shumë të vogël.

Që nga mbërritja nga Siri, Floresha Rasha me tre fëmijët e saj si edhe Endri Dumanin, janë strehuar te Shtëpia e pushimit të Ushtarakëve në Durrës, ku siç bëri me dije kryeministri Edi Rama, kur i priti në Aeroportin e Rinasit, i ka të gjitha kushtet për t’i integruar në shoqëri.

SHKARKO APP