Doli se ishte kërcënuar nga Laert Haxhiu, reagon avokati: Janë trillime

Pas rrëfimeve të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani u zbulua se në listën e personave që do vriteshin ishte edhe avokati nga Lushnja, Adriatik Doga.

Ky i fundit i ka quajtur trillim atentatet dhe vrasjen që ishte planifikuar për të nga Artan Tafani, pjesëtar i bandës së Laert Haxhiut. Doga shprehet se nga momenti që e ka dëgjuar këtë fjalë nga drejtori i policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, jeta e tij dhe e familjes nuk është më e qetë.

Sipas tij, gjatë punës si avokat nuk është ndjerë asnjëherë i kërcënuar nga Artan Tafani dhe që ata kanë pirë kafe se bashku sepse janë edhe kushërinj. Avokati ka thënë se Tafani është njeri i varur nga lëndët narkotike dhe duhen parë edhe rrethanat e deklaratave të tij përpara prokurorisë. Mes të tjerash avokati tha se me Laert Haxhiun nuk ka njohje personale dhe asnjëherë nuk ka pasur konflikte as me çështjet e tij dhe as me grupin rival, atë të Aldo Bares.

Artan ose Marius Tafani u arrestua për grabitjen e një pike valutore dhe me pas u bë i penduar i drejtësisë, ku zbuloi 6 vrasje të bëra nga grupi i Laert Haxhiut.

SHKARKO APP