Dom Gjergj Meta: Nuk ndahem prej katundit…

NUK NDAHEM PREJ KATUNDIT…
Sonte isha për një darkë me ata që kanë lyer e pastruar kishën e Tarazhit e dua të ndaj me ju një rrëfim që më emocionoi shumë.
Gjatë njërës prej ditëve që ata po lyenin kishën kishte ardhur një nga banorët e fshatit Tarazh dhe u kishte dhënë 2000 lekë të reja kontribut e u kishte paguar nga një kafe.
Dikush aty i kishte thënë:
“Po jo or Filani nuk ka nevojë se ne ta dimë hallin”
Në fakt personi ishte i varfër e hallexhi. Por ai ishte përgjigjur:
“Jo mor nuk bahet fjalë me u nda unë prej katundit. Kaq mundësi kam, ama prej katundit nuk ndahem”
Ah! Çfarë urtie mban ajo përgjigje, çfarë sensi komunitar në një botë individualiste që po bjerret përditë e më shumë.
“Nuk ndahem prej katundit…”
Të reflektojmë o njerëz!
P.S. “Dom Gjergj e kena ndriçu kishën se duem si t’duket e bukur jo vetëm ditën, por edhe natën mbasi asht afër rrugës madhe…”