Dom Gjergj Meta: Ushtria e panevojshme, kërcënimet ndotje shpirtërore
Në Shqipëri prej më shumë se 3 javë, po jetojmë në shtetrrethim dhe masat e qeverisë janë të rrepta. Ipeshkvi i diogjezës në Rrëshen, Dom Gjergj Meta mbështet masat ekstreme për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, pasi këtë e rekomandojnë edhe mjekët. Ai kritikon mënyrën si menaxhohen këto masa dhe si ato përcohen tek njerëzit. ”Masat e rrepta janë të domosdoshme, pandemia kërkon masa të rrepta. Mjekët po na i thonë këtë. Masat duhen kjo duhet të mbetet dhe të respektohen deri në fund. Ajo që unë kritikoj drejtpërdrejt në mënyrën si menaxhohet përçimi i këtyre masave”,-tha në ”Ora News”.
Ju duket normale të dalin mjetet e ushtrisë
Për mua është e panevojshme, sepse forcat e policisë janë të mjaftueshme. Forcat e policinë kanë përgëzimet e mia. Janë treguar tolerant dhe këshillues. Njerëzit janë bindur në mënyrë të jashtëzakonshme. Forcat e policisë kanë qenë në lartësinë e duhur. I takoj cdo ditë dhe i shoh për mënyrën si sillen.
Mënyra sesi këto transmetohen ndikon tek njerëzit që janë në shtëpi. Kërcënimet e ndryshme qoftë nga kryeministri qoftë nga ministra të ndryshëm apo nga persona kompetentë, ideja sikur ke të bësh me një popull që nuk merr vesh. Unë mendoj se Shqipëria është e pjekur nga pikëpamja e qytetarësie. Sigurisht ka njerëz të papërgjegjshëm, por gjendet mënyra si këto gjëra mund të bëhen dhe thënë duke sjellë tek njerëzit një lloj garancie.
Më lejo të them diçka, nuk duhet të kalojmë në dy ekstreme. As në minimizimin e diçkaje, të themi s’ka gjë, do dalim, kjo është papërgjegjshmëri totale, por as të bëjmë rolin e personave të cilët tregohen të egër dhe të pashpirtë me njerëzit, sepse ky kërcënim verbal arrin tek veshët e të gjithëve dhe ndot, është një ndotje e gjendjes shpirtërore të njerëzve.