Dom Gjergji: Dekorimi i hetuesit të Atë Zef Pllumit, padrejtësi historike

 

Kleriku i njohur Katolik, Dom Gjergj Meta, ka komentuar sot lajmin e publikuar në media për dekoratat e fshehta që qeveria “Rama” i ka dhënë një vit më parë, drejtuesve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe të ish-Degëve të Punëve të Brendshme, përfshirë hetuesit që dënuan të mirënjohurin Atë Zef Pllumi dhe klerikë të tjerë.

Nga profili i tij në facebbok ai shkruan:

“Une e di me siguri qe Ate Zef Pllumi, per hetuesit e tij qe e kane perndjekur, rrahur e torturuar, ka folur pa mllef ne tregimet e tij ne bestsellerin “Rrno per me tregue”. Ate Zefi eshte ai qe kur e ka pare Ramiz Aline te ulur ne nje kafe ka shkuar dhe e ka takuar e ka pi kafe me te. Po, sepse nje prift katolik nuk do te ishte i tille nese do te kishte mllef dhe inat, nese do te mbante meri apo do te urrente.

Dekorimi i nje ish-hetuesi apo atyre ish-ave te tjere qe lexova sot ne nje portal online nuk eshte çeshtja e Ate Zefit dhe e asnje prifti katolik qe ka dhene jeten per Krishtin dhe per lirine e shqiptareve duke mos mohuar Zotin e as vetveten.

Dekorimi i tyre eshte nje padrejtesi ndaj historise dhe brezave qe po rriten, sepse u themi ketyre te rinjeve te sotshem qe keta (ish-hetues, ish- prokurore, ish-sigurimsa etj) jane nje model, nderkohe qe ne asnje rrethane kush ka vrare e perndjekur, rrahur apo perdorur dhunen kunder lirise se tjetrit, nuk mund te dekorohet apo te serviret si model. Ketu eshte ceshtja!

Sa per Pater Zefin, e shume padra te tjere, perfshi kete qe po flet ketu pra dom Gjergjin: Fali o Ate se nuk e dine cfare bejne! Fali, se ne jeten tone e kemi falur njehere dhe nuk na perket me”.

SHKARKO APP