Donald Lu: Ata që trafikuan qënie njerëzore, të dënohen, qeveria të japë fonde për viktimat

Donald Lu pjesmërrës në një konferencë për trafikimin e qenjeve njerzore. Ai tha se ata që trafikuan duhet të arrestohen dhe dënohen.

Trafikimi i qenjeve njerëzore nuk është një çeshtje që mund të zgjidhet pa bashkëpunim
Departamenti i SHBA e kupton dhe ne mbështesim qeveritë dhe OJQ në rajon për të krijuar një rrjet në rajon për bashkëpunim në këtë fushë.

Diplomati amerikan, Donald Lu u bëri thirrje qeverive që të afrojnë fonde për strehezat e grave dhe femijëve të trafikuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Qeveria shqiptare nuk duhet të angazhohet vetëm poltikisht në këtë drejtim”, tha ambasadori i SHBA.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga konferenca rajonale kundër trafikimit të qenieve njerëzore, me temë “Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve dhe vetëdijes për të luftuar trafikimin e personave në Ballkan”, ambasadori Lu vuri theksin në zbatimin e ligjit.

“Kanë qenë burrat që i shitën këto vajza. Ata duhet të arrestohen dhe të dënohen me gjithë fuqinë e ligjit. Për ta bërë këtë vendet e këtij rajoni duhet të mendojnë për zbatimin e ligjit në kontekst rajonal. E përgëzoj Shqipërinë për udhëheqjen rajonale për parandalimin e trafikimit të fëmijëve. Trafikimi i qenieve njerëzore nuk është një çështje që mund të zgjidhet pa bashkëpunimi rajonal. DASH e kupton këtë dhe ka dhënë një grant për të mbështetur qeverinë. Jemi entuziastë për punën inovatore të këtij projekti në përpjekjet për integrimin e viktimave. Ky projekt do të ndihmojë që ato jo vetëm të strehohen por të dalin me profesion e vetëbesim. Në rastin e Shqipërisë këtu ka nevojë që qeveria jo vetëm të angazhohet politikisht për të siguruar financim por edhe duhet t’i dorëzojë me të vërtetë këto fonde dhe pa vonesa”, deklaroi Donald Lu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?