Donald Lu sulmon gjyqësorin shqiptar: Ka raste shokuese

Për aktorët e drejtësisë shqiptare, sidomos gjyqtarë e prokurorë, çdo gjë është dhe funksionon në rregull, por presioni  ndaj tyre sa vjen e shtohet, sidomos nga SHBA-të dhe vendet e BE-së.

 Ambasadori amerikan ka zgjedhur Durrësin për të folur mbi sistemin e drejtësisë në Shqipëri, në të cilin sipas tij, janë verifikuar raste shokuese.

“Ka raste shokuese në sistemin e drejtësisë. Të gjithë përballen me rastet e korrupsionit”, – ka thënë Lu.

Ai ka vënë në dukje se në vitet e fundit 3 gjyqtarë janë dënuar për korrupsion, por asnjë prokuror.

“Duhet një pjesëmarrje e gjerë e publikut për konsultimet për reformën në drejtësi”, ka sugjeruar më tej ambasadori i SHBA-ve.

SHKARKO APP