Donald Lu: Zyrtarëve të korruptuar shqiptarë t’u ndalohet hyrja në SHBA!

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu, ka vlerësuar procesin e deritanishëm të pastrimit të listave të kandidatëve për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit.

 Ai ndërkohë ka bërë të ditur edhe një nismë të re të administratës amerikane. Gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”, që do të transmetohet e plotë sot pasdite,  ambasadori Lu ka përshëndetur pastrimin e listave nga persona me të kaluar kriminale, pavarësisht se në to kanë mbetur ende të tillë.

Gjithashtu, diplomati amerikan jep konsideratat e tij për fushatën zgjedhore, për korrupsionin dhe nismën e administratës amerikane që zyrtarëve të korruptuar shqiptarë t’u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ambasadori amerikan Lu komenton edhe procesin e reformës në drejtësi, rëndësinë e saj, si dhe mungesën e përfshirjes së opozitës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?