Donald Trump mbërrin në Izrael

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbërritur sot në Izrael në kuadër të udhëtimit të tij të parë jashtë shtetit si president i vendit.     Trump fluturoi nga Arabia Saudite, aleati i rëndësishëm i SHBA-së, ku ai dha një fjalim para liderëve arabë dhe botërorë gjatë një samit, transmeton Express.

Trump do të takohet për bisedime me liderët izraelitë dhe ata palestinezë gjatë vizitës dyditore.

Presidenti Trump e ka quajtur marrëveshje përfundimtare një marrëveshje të paqes mes Izraelit dhe palestinezëve, por nuk ka qenë i qartë se çfarë forme duhet të marrë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, Trump ka thënë se preferon që t’ua lërë dy palëve që të vendosin mes vete rreth kësaj marrëveshje gjatë bisedimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Associated Press dhe Haaretz kanë raportuar se fluturimi i Trumpit nga Arabia Saudite për në Izrael me shumë mundësi ishte fluturimi i parë mes dy vendeve të cilat nuk kanë marrëdhënie diplomatike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?