Donald Trump: SHBA gati t’i bashkohet Izraelit në bombardimin e Iranit

Presidenti amerikan Donald Trump ka miratuar planet për një sulm të mundshëm ushtarak ndaj Iranit, por ende nuk ka dhënë dritën jeshile për zbatimin e tyre, sipas raportimeve nga Bloomberg dhe Wall Street Journal.

Trump është takuar të mërkurën në mbrëmje me gjeneralët më të lartë në Dhomën e Situatave të Shtëpisë së Bardhë, ku janë diskutuar në detaje opsionet e ofensivës ndaj Iranit, si përgjigje ndaj sulmeve të fundit me raketa iraniane, përfshirë goditjen e spitalit Soroka në Beer Sheva.

Sipas Wall Street Journal, një nga opsionet më të diskutuara është përdorimi i bombarduesve të padukshëm B-2, për të lëshuar bomba bunkerësh 30,000 paundëshe mbi objektet bërthamore më të fortifikuara të Iranit, siç është impianti i pasurimit të uraniumit në Fordow.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, administrata Trump dhe zyrtarë të lartë të sigurisë po analizojnë një sërë skenarësh për të reaguar në ditët në vijim. Një zyrtar i paidentifikuar tha për mediat amerikane se planet janë gati dhe po mbahen nën vëzhgim të vazhdueshëm, ndërsa Trump pret të shohë nëse Irani do të tërhiqet nga programi i tij bërthamor përpara se të japë miratimin përfundimtar për ndërhyrjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mund ta bëj, mund të mos e bëj”, u shpreh Trump më herët kur u pyet për mundësinë e një sulmi të drejtpërdrejtë ndaj Iranit.

Në të njëjtën linjë të ashpër është edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili deklaroi se Irani do të “paguajë një çmim të lartë” pas goditjes së objektivave civile në Izrael, përfshirë goditjen e spitalit në jug të vendit nga raketat iraniane.

Ky zhvillim përforcon frikën për një përshkallëzim të mundshëm të përplasjes ushtarake mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, në një moment të ndjeshëm për sigurinë në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?