“Doni apo s’doni ju, spitali do ndërtohet” Rama nis negociatat me pronarët e tokës në Fier

Kryeministri Edi Rama është takuar me banorët e fshatit Mbrostar të Fierit tokat e të cilave janë parashikuar për të ndërtuar spitalin  rajonal të Fierit.

Ata thonë se nuk janë kundër ndërtimit të spitalit por duan një kompensim të drejtë.

“Erdhi dhe na tha: Doni apo nuk doni kjo është vendosur. Nuk e kthejmë dot mbrapsht. Ju mund ta ndiqni me gjykatë por kjo është e vendosur. U thamë që ajo tokë është e vetmja e ardhur që kemi. I thamë çmimin që ka toka porn a tha nuk I vendos unë

Edhe ne duam të ndërtohet spitali por jo të tallen me ne.

Rama ne Fier inspekton zonen, negociata me pronaret e tokes

Paraditen e sotme kryeministri Edi Rama po inspekton vendin e përzgjedhur për ndërtimin e spitalit Rajonal të Fierit, ku banorët kundërshtojnë të japin token.

Mediat po mbahen larg kësaj vizite të kryeministrit dhe deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar, por pamjet tregojnë se kreu i qeverisë shoqërohet nga zyrtare locale.

Ndërkohë një grup i pronarëve të tokës që kundërshtojnë shpronësimin, ndodhen pranë parcelave të tyre dhe pritet të ketë një takim edhe me kreun e qeverisë.

Një ditë më parë banorët thanë se nuk do ta japin tokën për spital, por Kryeministri Paralajmëroi se do të përdoret ligji i shpronësimit për interes publik.

Ora News - Rama në Fier ku do ndërtohet spitali, priten negociata me pronarët e tokës

SHKARKO APP