Doni të merrni bileta për Shqipëri-Serbi? Lexoni më poshtë!

 

 

Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë tifozët dhe të interesuarit se ka filluar sot online shitja e biletave per ndeshjen Shqiperi – Serbi, e vlefshme per kualifikimin ne kampionatin Europian Euro 2016. Ndeshja do te zhvillohet ne stadiumin “Elbasan Arena” ne daten 08 Tetor, ora 20.45. Biletat mund te blihen ne faqen zyrtare te FSHF ne linkun :https://bileta.fshf.org/biglietteria/listaEventiPub.do?lang=sq
Çmimet e biletave per kete ndeshje jane si me poshte:
Tribunat C2, G2                 = 1.000 leke
Tribunat C1, C3, G1           = 1.500 leke
Tribunat D, F                     = 2.000 leke
Tribuna E                          = 3.000 leke
Tribunat B1, B5                 = 6.000 leke
Tribunat B2, B4, A1, A4     = 8.000 leke
Tribuna A2, A3, B3            = 10.000 leke
Si edhe ne ndeshje te meparshme, njoftojme te gjithe tifozet se stadiumi Elbasan Arena eshte i pajisur me sistemin elektronik te kontrollit te biletave dhe biletat kane elemente sigurie të nivelit më të lartë, te dukshem dhe te padukshem ne sy te lire. Sistemet e kontrollit të biletave në hyrjet e stadiumit janë të kompjuterizuara.
Biletat per kete event do te jene te personalizuara dhe per asnje arsye, asnje person i cili nuk do te mbaje nje bilete me emrin e tij mbi bilete nuk do te lejohet te hyje ne stadium.
Listat nominative te personave te pajisur me bilete do t’I komunikohen Policise se Shtetit per te mundësuar identifikimin dhe ndalimin e te gjithe personave problematike apo te dyshuar si potencialisht te rrezikshem per mbarevajtjen dhe sigurine e eventit.

Federata Shqiptare e Futbollit

SHKARKO APP