Donika Prela u ikën gazetarëve me shpejtësi, hesht për konfliktin me prokurorët e Krimeve të Rënda
Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela është larguar me shpejtësi dhe pa iu përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me situatën në prokurorinë e Krimeve të Rënda ku nisi procedimi disiplinor përë 10 prokurorëve të Krimeve të Rënda.
Tre prej këtyre prokurorëve u transferuan jashtë Tiranë.
Donika Prela ishte paraditen e sotme në konferencën e përbashkët për median me drejtorin e policisë së shtetit për të dhënë detaje lidhur me operacionin e shkatërrimit të grupit kriminal “Bajri”.
Megjithëse gazetarët e pyetën dhe gjatë konferencës por dhe vrapuan deri brenda makinës për të dhënë një prononcim lidhur me situatën në prokurorinë e përgjithshme, Prela nuk tha asgje.
Tensionet ne prokurori
Tensionet kanë shoqëruar vendimin e kryeprokurores Arta Marku për të nisur procedimin disiplinor të 10 prokurorëve të Krimeve të Rënda. Ora News mësoi se gjatë pasdites së ditës së enjte (20 shtator) situata në Gjykatën e Krimeve të Rënda ishte agravuar pasi prokurorët e dërguar për disiplinim, dhe që nuk pranuan të shqyrtonin dosjen “Shullazi etj”, kanë shkuar në prokurori për të kërkuar sqarime nga numri një i kësaj prokurorie Donika Prela. Mësohet se kjo e fundit nuk ka pranuar ti presë çka i ka detyruar tre nga prokurorët të hyjnë në zyrën e saj. Mësohet se ata kanë kërkuar sqarime për vendimin e dhënë nga Kryeprokurorja Arta Marku dhe më pas janë larguar.
Prokuroret padisin Markun e Prelën
Ora News mëson se 10 prokurorët e proceduar janë duke përgatitur dy padi, njëra që është kallëzim penal për Arta Markun dhe Donika Prelën për urdhrin e pezullimit nga detyra. Tjetra është ankim civil në gjykatë për pavlefshmëri absolute të urdhrit të nisjes së procedimit.


/Ora News
KOHA JONË SONDAZH

