“Donte copëtimin e Kosovës”, Berisha: Rama spastroi të gjithë veriun nga administrata
Sali Berisha thotë se fitorja e PD dhe e opozitës së bashkuar më 25 prill është e sigurtë. Nga ana tjetër, ish-kryeministri në një intervistë për ”Abc News”, ka theksuar se Edi Rama ka dështuar në çdo rrugëtim të tillë dhe këtë e kanë kuptuar të gjithë shqiptarët. Ndër të tjera ai ka theksuar se është e papranueshme se si Rama është shndërruar në armikun e kombit, sipas tij ai donte të copëtonte Kosovën.
”Nuk ndodh që me 25 prill Edi Ramës shqiptarët të mos i kenë dhënë duart një herë e përgjithmonë, kjo ndihet në çdo skaj dhe në çdo takim. E ndjen Rama që i ka rënë një vrug që ndonjëherë të krijon përshtypjen që mezi po merr frymë.
Sot Edi Rama është i vetëdijshëm 100% se pas dështimeve 8 vjeçare të mirëfillta për të mbajtur premtimet e tij. Sot Rama për të gjithë patriotet është një armik, njeriu që donte të copëtonte Kosovën, që urren veriun e Shqipërisë që ka copëtuar dhe spastruar të gjithë zyrtarët nga veriu nga të gjithë institucionet.
Që nga koha e Lidhjes së Prizrenit nuk ka ndodhur një regjim i tillë që të përzësh çdo person nga veriu në krye të institucioneve. Edi Rama e di se një gjë e tillë nuk e prano askush, shqiptarët patriotë nuk e pranojnë Ramën. Është i dënuar me dënim kapital politik, si i mbytur po kapet në tentakulat e krimit. Por a mund të shpëtojë njeriu ashtu?”.