“Donte të vriste të gjithë familjen”, zbardhen detaje tronditëse nga sherri i shqiptarëve në Athinë: Babai mbuloi me trup dy djemtë e tij

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Athinë ku mbeti i vrarë një shtetas shqiptar i identifikuar si Aedmond Llangozi, u plagosën dy djemtë e tij Anxhelo dhe Mihal Llangozi të cilët janë në gjendje të rëndë në spital. E plagosur mbeti aksidentalisht e lokalit ku ndodhi ngjarja, Zhorxhina Kaso pasi e ka kapur një plumb qorr.

Dy familjet e përfshira në konflikt njiheshin me njëra-tjetrën, ndërsa sherri ka nisur për motivet e një mosmarrëveshjeje për një borxh financiar. Kanë dëshmuar në polici bashkëshortet e viktimës dhe autorit.

Edmond Llangozi i ka dalë para armës ndërsa djemtë kanë vrapuar për t’u larguar, pasi konflikti fillimisht nisi verbalisht, më pas u përleshën dhe autori nxori armën. Babai ka tentuar të mbronte 2 djemtë nga plumbat duke e pësuar rëndë.

Nga ana tjetër autoritetet greke kanë nisur hetimet dhe kanë identifikuar autorin i cili është ende në kërkim.

Mediat greke citojnë një oficer të forcave speciale tha se autori i masakrës së djeshme kishte për qëllim që të vriste të gjithë familjen para tij.

Autoritetet greke kanë dërguar informacione autoriteteve shqiptare ku kërkohet bashkëpunim në mbledhjen e të dhënave rreth shtetasve shqiptar të prëfshirë në konfliktin e përgjakshëm që tronditi Athinën, dhe nëse ka pasur precedent të mëparshëm penal.

SHKARKO APP