Dorëheqja e Alibeajt, skenar për rikthimin e Bashës? Analisti Ilir Kalemaj flet për dy hipoteza
A ka skenar dorëheqja e Enkelejd Alibeajt nga posti i kreu i komanduar i PD-së dhe i grupit parlamentar? Analisti Ilir Kalemaj ka folur për dy hipoteza në lidhje me këtë zhvillim dhe humbjen e katastrofike të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit.
Ai tha se një prej tyre është vetësakrifikimi i Alibeajt për rikthimin e Bashës dhe tjetra me mungesën e aktivitetit elektoral nga ana e tij përkundër fushatës agresive të Berishës e Metës.
”Është bërë në marrëveshje me Bashën të vetësakrifikohej Alibeaj dhe t’i hapej rruga rikthimit të Bashës, i cili nuk është konsumuar në debatin e brendshëm. Një skenar i parashikuar. Është dhe një tjetër. Përtej faktit nuk besoj që Alibeaj se priste negociatat e Berishën, unë mendoj që ka humbur kohë për të mbajtur grupin parlamentar dhe nga ana tjetër ka munguar aktiviteti elektoral. Alibeaj ka zgjedhur të shtrëngojë radhët e grupit parlamentar dhe ajo që vuajti ishte mungesa elektorale nga ana Alibeajt, Bardhit e enturazhit drejtues. Ata lanë terren bosh kur ata u tërhoqën ishte Berisha e Meta që bënë fushatë agresive”,-tha në ”A2cnn”.