”Dorëheqja e Bashës ka qenë plan i stëholluar”, analisti Sejamini: KQZ t’i regjistrojë, të shpartallohen në zgjedhje
Analisti Neritan Sejamini, thotë se dorëheqja e Lulzim Bashës si kreu i PD-së ka qenë plan i stëholluar nga Alibeaj dhe Basha. Për të KQZ-ja duhet të regjistrojë Bashën dhe Alibeajn, dhe këta të fundit të marrin pjesë në zgjedhje dhe të shpartallohen.
”Kur dha dorëheqjen Basha, u mbledh kryesia dhe u vendos që zgjedhja e kryetarit do bëhet pas zgjedhjeve lokale. Ishte plan i stërholluar. Kishte një plan që mos të zgjidhej asnjë në zgjedhjet lokale, dhe aty të kthehej Basha pas zgjedhjeve lokale.
Basha i ka çuar letër KQZ që e ka shkruar para 15 muajsh. Unë po them Basha i ka çuar letër KQZ-së. Duam s’duam në fletën e PD do shkruhet PD me kryetar Lulzim Bashën.
Basha dhe Alibeaj kanë bërë një plan sikur po jepet dorëheqja. Kam kërkesë, KQZ duhet t’i regjistrojë të shkojnë në zgjedhje dhe të shpartallohen. Dua të hyjnë në zgjedhje. Basha duhet të drejtojë zgjidhjet të vendosë kandidatët”,-tha në ”MCN TV”.