Dorëheqja e Bashës, Kadilli: Do krijojë edhe ai “Foltoren” për të kandiduar pas zgjedhjeve të 2023

Fatbardh Kadilli e lexon si një tërheqje taktike vendimin e Bashës dhe kjo për të shfryrë situatën e krijuar e sulmet ndaj tij. Me pas për të kandiduar sërish për kreun e partisë pas zgjedhjeve lokale të 2023. Kadilli shtoi se Basha do të krijojë “Foltoren” e tij njësoj si Berisha për t’u rikthyer sërish në drejtimin e partisë.

“Çdo dorëheqjes është një akt për t’u përshëndetur, po a është dorëheqje e vërtetë? Unë e shoh si një tërheqje taktike. I ndodhur në një pozicion ku as shërbëtori i tij më i afërt nuk gjendet dot më një kauzë për ta nxjerrë nga situata.

Fakti që nuk pranon përgjegjësinë për humbjen por thotë se nuk mbajta dot partinë atëherë do të bëjë edhe ai foltoren e vetë, ku do të hyjnë në një proces analizimi të brendshëm për ringritjen.

Besoj se do të kandidoj pas zgjedhjeve lokale 2023, sot nuk do të jetë më në shënjestër siç ishte deri dje dhe do të shihet si viktime e mundshme e një loje politike ku ai nuk kishte ndonjë faj të madh”, tha Kadilli.

SHKARKO APP