Dorëheqja e Grida Dumës, Alimehmeti: Ka gjëra më të rënda që na përlotin

Dorëheqja e Grida Dumës nga mandati si deputete, preku disa kolegë të saj, përkatësisht Flutura Açka dhe Agron Gjekmarkaj u panë me lot në sy. Mjeku dhe kandidati në primaret e PD-së për Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, teksa ishte i ftuar në “Pikat mbi i”, komentoi lënien e mandatit nga Grida Duma. Për të ajo ka një kontribut të madh dhe se nuk është gjithçka e mbyllur, por se jeta vazhdon.

Pyetja: Dorëheqja e Dumës shkaktoi dhe përlotje te kolegët tuaj, ju ndjetë keqardhje për largimin e saj?

Alimehmeti: Mendoj se zonja e nderuar ka një kontribut të madh. Nuk është gjithçka e mbyllur. Nuk është se mbaron aty historia e njerëzve. Është një vendim i saj personal jo i marrë nga tjetër kush. Unë hyj te ata që beson fort të mendimet personale, për të zgjedhur, për të menduar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka gjëra shumë më të rënda jeta që na përlotin, është shumë e vështirë të na i cekësh emocionet deri në atë fazë. Jeta i kapërcen të gjitha dhe mbetet një lloj eksperience për veten dhe të tjerët dhe një lloj memorie institucionale. Besoj që vendimet janë marrë në mënyrë të nderuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pyetja: A e lanë mandatin sepse e panë që nuk ka të ardhme në PD?

Alimehmeti: Është shumë e ndershme ta thonë ata. Njerëzit marrin vendime nga mëngjesi deri në darkë. Jeta vazhdon, vendime të tjera merren në dinamikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?