Dorëheqja e Liz Truss, Mustafaj: Britanikët ndryshe nga shqiptarët, janë shumë të ndjeshëm ndaj premtimeve

Pas 45 ditëve në detyrë si kryeministre e Britanisë, Liz Truss sot dha dorëheqjen. Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj thotë se në Britani ka një kulturë të madhe demokratike, ku jo vetëm qytetarët, por edhe anëtarët e partisë të shkarkojnë në rast se ulen kuotat në sondazhe.

Për të populli britanik është shumë i ndjeshëm ndaj premtimeve, ndryshe nga qytetarët shqiptarë të cilët nuk janë dhe aq sensibël.

”Në vendet demokratike janë të përditshëm shembujt ku mund të mësojë politika shqiptare. Problemi për politikën tonë është se i mungon koshienca, pasi nuk i ka në themelet e kulturës së vet idetë demokratike. Vetë partia duhet të analizojë lidershipin e saj, vetë shoqëria është shumë e ndjeshme ndaj premtimit dhe realizmit të një premtimi elektoral, ne kemi një shoqëri të afrotizuar ndaj premtimeve të politikanëve”.

SHKARKO APP