Dorëheqja e Xhafajt, Dule: Paralajmëron fundin e qeverisë
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, ka komentuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Nga Korça, ai ka thënë se kjo dorëheqje paralajmëron fundin e qeverisë.
”Duke mos pasur dijeni për arsyet e dorëheqjes do thoja se është paralajmërim stuhish të reja furtune që do i japë fund kësaj historie qeverisje”, ka deklaruar Dule.
I pyetur nga gazetarët, se a po shkon vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme, kreu i PBDNJ-së u përgjigj se: “Kjo do të thotë se duhet të jemi të ndërgjegjshëm. Jeta politike i ngjan një moçali më kuptimin denotativ dhe konotativ. Strukturat shtetërore të destinuara nga kushtetuta dhe ligjet për t’u vënë fre këtyre fenomeneve e janë në status të kapur. Duhen vënë në funksion sinjalet e alarmit”.
KOHA JONË SONDAZH

