Dorëheqja e Xhafës, Ahmetaj: Normale dhe jo e rastësishme

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj e ka konsideruar normal largimin nga qeveria të kolegut të tij, Fatmir Xhafaj. Gjatë intervistës për ”5 pyetjet” në Report Tv, Ahmetaj foli fillimisht për shkarkim të Xhafajt, për ta korrigjuar më pas në dorëheqje, që sipas tij ishte normale dhe jo e rastësishme.

”Shkarkimi është normal, nuk është i rastësishëm. Dorëheqja është normale dhe jo e rastësishme. Arsyet (Xhafaj) mendoj se i ka ndarë me kryeministrin”, deklaroi Ahmetaj.

Sa i përket debateve në qeveri, ministri Ahmetaj theksoi se ato janë të zakonshme për shumë çështje por kabinetin e drejtuar nga Edi Rama e konsideroi shumë serioz. Ahmetaj theksoi se autoriteti i kryeministrit në ccdo qeveri është i padiskutueshëm dhe Xhafaj si drejtues i vjetër në administratë e di shumë mirë këtë funksion.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?