Dorëheqja, Prokurori Fusha: Pse zgjedh të largohem pas 32 viteve punë

Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme Petrit Fusha i cili ka dhënë dorëheqjen nga detyra thyen heshtjen. Në dorëheqjen e dorëzuar pranë KLP dhe KPK, Fusha prej 32 vitesh prokuror deklaron se Prokuroria nuk është më vendi ku mund të shërbejë me përvojën e tij.

Ai thotë me tej se koha në të cilën jetojmë është e ngarkuar me fenomene të drejta e të padrejta ndaj ta zgjedhur të përdor përvojën në një aktivitet tjetër.
“Pas 32 viteve pune në shërbimin e Prokurorisë, çmoj se përvojën që kam mund ta përdor në dobi të një aktiviteti tjetër me më pak ngarkesë.
Koha në të cilën po jetojmë është tejngarkuar me ngjarje e fenomene të drejta e të pa drejta. Një profesionist në moshën time natyrshëm zgjedh me maturi vendin se ku mund të kontribuojë më mirë.
Ndaj gjykova se Prokuroria nuk është më vendi ku unë mund të shërbej me përvojën 32-vjeçare. Një përvojë e akumuluar tashmë nga procese hetimore e gjykimi të çdo lloj çështje e niveli.
Në këto kushte ju paraqes sot dorëheqjen time nga detyra e Prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe nga shërbimi i Prokurorisë”, thuhet në dorëheqjen e prokurorit Fusha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?