Dorëheqje jo veç në mandatin si deputet, por edhe në Primaret e PD-së
Pas dorëheqjes së Alfred Rushajt dhe Grida Dumës nga mandati i deputetit, këtë të martë edhe dy kandidatë janë tërhequr nga gara për Primaret në PD. Eleina Qirici është larguar si kandidate për bashkinë Korçë, ndërsa Aulon Kalaja ka dhënë dorëheqjen si kandidat për bashkinë e Krujës. Këto vendime janë ndarë nga vetë Kalaja dhe Qirici të cilët përcollën mesazhin për qytetarët në rrjetet sociale.
Postimi nga Eleina Qirici
Të dashur demokratë dhe qytetarë të Korçës! Falenderoj me mirënjohje dhe respekt secilin prej jush që më ka propozuar në strukturat politike të Partisë Demokratike Dega Korçē, si kandidate për Primaret e Kryetarit të Bashkisë! Falenderoj me mirënjohje dhe respekt secilin prej jush që më keni shkruar apo telefonuar për t’ju përfaqësuar në këtë garë! Ju vlerësoj maksimalisht! Por, dua të ndaj me ju vendimin tim për të mos kandiduar për Kryetar Bashkie të Korçës. Korça DUHET tu kthehet banorëve të saj, ti jepet FUND tenderave korruptive dhe gllabërimit të pronave / mjediseve në kundërshtim me interesin e komunitetit. Referendumi lokal është domosdoshëri! Ndaj do të jemi bashkë në këtë proces për të siguruar një garë dinjitoze në primare dhe fitoren e forcës sonë politike! 12 Nëntor tek Kryeministria! Me respekt, Eleina.
Postimi nga Aulon Kalaja
Të dashur qytetarë të Fushë-Krujës, Krujës, Thumanës, Niklës, Bubqit dhe Cudhinit! Të dashur demokratë! Dua të falenderoj secilin prej jush që më propozoi mua si kandidat për Kryetar të Bashkisë Krujë, po ashtu për telefonantat e mesazhet tuaja. Dua të ndaj me ju vendimin që kam marë, për të mos kandiduar për kryetar Bashkie në Krujë, por duke inkurajuar primaret dhe mbështetur fushatën. Ndërkohë që vendi po lëngon dhe shqiptarët po ikin nga sytë këmbët, qeveria po sulmon dhe gjënë më të shenjtë për ne, familjen. Ndaj kauzat që janë ekzistenciale për një patriot, janë lufta kundër politikave të shpopullimit dhe mbrojtja e familjes. Prandaj, takohemi në protesta!