Dorëheqjet e deputetëve të PD-së, a priten të tjera? Lediana Fratari ose Ori Nebijaj drejt Kuvendit
Pas Alfred Rushajt dhe Grida Dumës, sipas ”Euronews Albania”, pritet të ketë të tjera lënie mandatesh, por nuk dihet nëse do jenë për shkak të krizës që po kalon aktualisht PD-ja apo për shkak të zgjedhjeve lokale që po vijnë.
Në momentin që Alfred Rushaj do të zyrtarizojë lënien e mandatit të tij pritet të zëvendësohet nga Petrit Doda, i cili në listën e Tiranës u rëndit në vendin e 32-të. Nëse Doda nuk e pranon mandatin, pasi situata në PD është shumë e tensionuar i treti në radhë është Asllan Dogjani. Mark Marku u zëvendësua nga deputetja më e re në qarkun e Lezhës, Elda Hoti, e cila u rendit e nënta.
Grida Duma e cila e la sot mandatin pritet të zëvendësohet nga Ori Nebiaj, e cila u rendit e 18-ta në listën e Tiranës. Në rast se Nebiaj nuk e pranon mandatin për shkak edhe të angazhimeve në televizion, atëherë posti i kalon Lediana Fratarit.