Dorëhiqet drejtori i Policisë së Korçës, e zëvendëson …

Drejtori i Policisë Arben Skëndo ka dhënë dorëheqjen.

Lajmi është zyrtarizuar mbrëmjen e sotme, ndërsa vendimi i Skëndos vjen dy ditë pas takimit me ministrin e Brendshëm, Xhafaj. Skëndo qëndroi vetëm 6 muaj në postin e drejtorit, ndërsa tashmë vendin e tij do ta zërë, Alfred Numani.

Edhe ky i fundit do të jetë i komanduar, ndërsa është një emër i njohur në qytetin e Korçës, pasi ka mbajtur disa pozicione më parë. Alfred Numani ka qenë shef krimesh, shef komisariati, zv/ drejtor policie, ndërsa sot është komanduar drejtor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me ardhjen e drejtorit të ri të policisë së shtetit janë bërë disa ndryshime duke filluar nga Tirana, ndërsa pritet që në ditët në vijim të vijojë edhe në qarqet e tjera përveç Korçës. /shqiptarja.com

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?