Dorëhiqet kryetarja e Gjykatës në Durrës

Joana Qeleshi, është dorëhequr nga detyra si kryetare e Gjykatës së Durrësit. Lajmi është bërë i ditur  ditën e sotme, ku Qeleshi ia ka komunikuar togave të zeza të Durrësit dhe administratës së kësaj gjykate duke e argumentuar dorëheqjen me shfrytëzimin e një mundësie që i është dhënë për të vijuar karrierën në sektorin privat.

Joana Qeleshi nuk i ishte nënshtruar ende procesit të vetting-ut, në të cilin po kalojnë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë. Mësohet se Kolegji i Lartë Gjyqësor ka pranuar kërkesën e gjyqtares për t’u larguar nga detyra.

Pas dorëheqjes së Qeleshit funksionet e kryetarit po mbulohen nga zëvendëskryetari i Markeljan Koça, kjo situatat do të vijojë deri në një emërim të ri në vend të Qeleshit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?