Dorëhiqet trajneri i kombëtares serbe,Dick Advokat

Takimi është zhvilluar sot dhe trajneri i mirënjohur pas një reflektimi të shkurtër ka vendosur ti japë fund marrëdhënies së tij me përfaqësuesen serbe pas vetëm 3 takimesh zyrtare ku kujtojmë që holandezi u vendos në krye të kombëtares sllave në muajin Korrik duke zënë vendin e Sinisa Mihajlovicit.Advokat së bashku me një pjesë të bashkëpunëtorëve të tij do të përshëndes sot lojtarët e më pas do të niset drejt Holandës.

Me shumë gjasa ai që do ta drejtojë Serbinë në miqësoren kundër Greqisë do të jetë Radovan Duric derisa federata të vendosë se cili do ta marrë përfundimisht timonin e përfaqësues serbe.Ndërkohë që në të njëjtën situatë ndodhet Greqia ku raportohet nga mediat greke se trajneri italian Claudio Ranieri ka zgjidhur me konsensus kontratën me drejtuesit e federatës helene pas humbjes së turpshme ndaj Ishujve Faroe. Ish-trajneri i Juventusit dhe Interit do të ulet në stolin e përfaqësues greke për herë të fundit pikërisht në miqësoren ndaj Serbisë e cila do të zhvillohet në ishullin e Kretës

SHKARKO APP