Dorëzohet ish-kryepolici i Lezhës, i shpallur në kërkim pas zbërthimit të aplikacionit SKY ECC

Ish-drejtori i policisë së Lezhës, Henerigert Mitri është dorëzuar në Polici. Ai ishte shpallur në kërkim pas zbërthimit të aplikacionit SKY ECC, ku sipas SPAK drejtonte aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve, në qarkun e Lezhës, ndërsa në bashkëpunim me biznesmenin Pëllumb Gjoka organizonte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Prokuroria e posaçme e akuzon ish-zyrtarin e lartë të policisë për kryerjen e veprave penale “kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

SHKARKO APP