Dorëzohet kryeministri grek, pranon kushtet e BE

 

Kryeministri grek Aleksis Tsipras është dorrëzuar përballë kreditorëve ndërkombëtare. Ai ka deklaruar se Greqia është e gatshme të pranojë propozimet e kreditoreve. Gazetari i Financial Times Peter Spiegel në Twitter shkruan, “Kam në dorë letrën e Tsipras që pranon thuajse të gjitha kushtet”. Kryeministri grek kërkon vetëm dy ndryshime.

Letra prej dy faqesh u dërgohet shefave të Komisionit Europian, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe bankës Qendrore Europiane. Në letrën e vet Tsipras thotë se Athina do të pranojë gjithë reformat e propozuaram, si atë të sistemit tatimore, por duke kërkuar mbajtjen e reduktimit prej 30% të taksës për ishujt grekë.

Dorëzohet kryeministri grek, Athina pranon propozimet e kreditorëve. Në çështjen e nxehtë të reformimit të sistemit të pensioneve, Tsipras kërkon që mosha 67 vjeç të fillojë të zbatohet pas shtatë vjetësh, dhe jo menjëherë siç kërkojnë kreditorët. Kryeministri grek kërkon gjithashtu të hiqet gradualisht deri në dhjetor 2019, më vonë nga sa kërkojnë kreditorët, një kompensim që u jepet pensionistëve më të varfër.

Sipas Financial Times, letra e Tsipras u dërgua ndërsa banka qendrore europiane përgatiteshin të diskutonin mbi një kufizim tjetër të aksesit të bankave greke në likuiditetet e emergjencës, çka do të shpinte në falimentim të paktën një bankë vendase. Sipas të gjitha gjasave, letra e kryeministrit grek, do të diskutohet në telekonferencën e ministrave të financave të eurozonës, një mbëedhje që isahte paralajmëruar për mëngjesin e sotëm, por më pas u shty për në orën 17,30.

SHKARKO APP