Dorëzohet shqiptari: Jam unë ai në foto, por s’kam lidhje me Audin e verdhë

“Jam unë në atë foto, por nuk kam asnjë lidhje me audin e verdhë”.

Kështu ka deklaruar në policinë e Torinos shqiptari 32­vjeçar, fotoja e të cilit së bashku me dy shqiptarë të tjerë mori dhenë, duke u bërë personazhet më të kërkuar në gjithë Italinë, si bandidët e Audit të verdhë, që po terrorizonte vendin fqinj.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari (pa i publikuar identitetin) është paraqitur mbrëmjes e së shtunës vetë në polici, i shoqëruar nga avokati i tij dhe është lënë i lirë të dielën, pasi është pyetur gjerë e gjatë lidhur me sa dyshohej.

“Jam unë ai që kërkoni, jam unë në këtë foto, por unë nuk kam të bëj fare me këtë ngjarje”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se edhe dy të tjerët janë shqiptarë, por edhe ata pa asnjë lidhje me Audin e shumëkërkuar./Panorama

SHKARKO APP