Doris Pack kundër korrigjimit të kufijve në Ballkan
Ish-eurodeputetja Doris Pack ka thënë se është kundër korrigjimit të kufijve në Ballkan, duke marrë parasysh rrjedhën historike dhe periudhën e viteve 1990. Pack është shprehur se shumë politikanë të sotëm europianë nuk kanë qenë pjesë e politikës në vitet ’90, prandaj edhe nuk mund ta kuptojnë situatën apo edhe nuk e njohin atë.
”Nëse jeni vërtet të vetëdijshëm se çfarë ka ndodhur viteve të kaluara në ato vende atëherë nuk duhet të lejoni të ketë ndryshim të kufijve. Nëse kjo ndodhë atëherë shënon fillimin e fundit. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur në këtë rajon. Shumë politikanë të sotëm evropianë nuk kanë qenë pjesë e politikës në vitet e 90-ta prandaj edhe nuk mund ta kuptojnë situatën apo thjesht nuk e njohin atë. Por ata që kanë njohuri se çfarë ka ndodhur aty, ata që e njohin rajonin dhe mentalitetin e tij, duhet të jenë shumë të kujdesshëm”, ka thënë ajo, në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Europa e Lirë,
Pack ka shtuar se për të është e pakuptueshme sesi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi janë pro kësaj politike.
KOHA JONË SONDAZH

