Doshi:”Meta kapo i një bande kriminale që ble vota”

 

Nuk ndalon deputeti shkodran Doshi duke sulmuar Ilir Meten. Ai ka marrë pjesë sërish në një takim të kandidatit të së majtës për Bashkinë e Vaut të Dejës, në fshatin Hajmel. Ai u ka kërkuar banorëve votën për kandidatin e majtë. Doshi nuk i ka kursyer akuzat ndaj kandidatit të djathtë, për të cilin tha se në zgjedhjet e fundit, i shiti 1280 vota LSI-së.

“Edhe kësaj radhe nuk e kanë mbështetur deputetët e Shkodrës. Deputetët e Shkodrës kanë mbështetur Pjetër Lleshin. Ndërhyrja e Ilir Metës, pazaret që u bënë dhe erdhi prapë e kandidoi. Mua mu bë qejfi se pashë disa kanale që po punonin se ndërmarrjen e ujërave e ka LSI-ja. Shumë mirë po bëjnë që po punojnë se është në të mirën tuaj por vota s’ka në këtë zonë. Të gjithë të djathtët nuk kanë pse me votu LSI-në”, – ka thënë Doshi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Doshi gjithashtu ka akuzuar kreun e Kuvendit Ilir Metën, të cilin e ka quajtur kryetar të një bande kriminale, se ka bllokuar të gjitha institucionet. Doshi tha se askush nuk mund ta largojë nga politika, përveç popullit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është turpi më i madh të votosh Ilir Metën. Ilir Meta nuk është kryetar i Kuvendit por është kryetari i një bande kriminale që i ka bllokuar të gjitha institucionet, qeverinë, parlamentin, prokurorinë, gjykatat. Të gjithë tenderët që zhvillohen thonë këtu ka hyrë Iliri, këtu e ka Iliri. Iliri ka marrë të gjitha bashkitë që kanë më vlerë të madhe nëntokësore: Bashkinë e Bulqizës, bashkinë e Kukësit, që është kromi. Ka marrë Bashkinë Lezhë, do bregdetin, Pogradecin, e me radhë e me radhë. Deshi me marrë edhe Shkodrën. Mendoi se po më përjashton mua prej politikës. Ata nuk kanë shans të më përjashtojnë mua prej politikës. Prej politikës më përjashtoni vetëm ju”, u është drejtuar Doshi banorëve të Hajmelit.

Komuna Hajmel, bashkë me 5 komuna të tjera do të jetë pjesë e Bashkisë së Vaut të Dejës pas zgjedhjeve të 21 qershorit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?