”Dosja 184”/Akuzat për shitblerje të votave, po zhvillohet sot në Dibër seanca e parë
Mëngjesin e kësaj të premte në Dibër po zhvillohet seanca e parë gjyqësore e një dosje që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë opinionit publik. ”Dosja 184”, kjo pasi prokuroria e Dibrës përfundoi hetimet para 1 muaji tashmë do të jetë para togave të zeza për gjykim.
Sot vendoset nëse rikthehet për hetim apo vijon procesi gjyqësor. I pranishëm në seancë edhe përfaqësuesi i PD, në rolin e kallëzuesit.
Kujtojmë dosja 184 vjen para gjykatës së Dibrës pas një ping-pongu të gjatë mes institucioneve të drejtësisë. Nga krimet e renda kjo dosje bëri rrugën Tiranë-Dibër për 4 herë vajtje-ardhje deri sa prokurorët aty u bindën që ishte kompetencë e tyre dhe pranuan ta hetojnë.
Sipas akuzës së Dibrës në zgjedhjet lokale të 2016 ku do të zëvendësohej Shukri Xhelili me Agim Ramën, ka pasur shit-blerje votash por personat përgjegjës s’mund të hetoheshin pasi vepra penale ishte parashkruar.