Dosja 339/ Fuga: Kush vjedh zgjedhjet, ka bërë krimin më të rëndë që mund të mendohet! Përballje me ndëshkimin

Placeholder Image

Akademiku Artan Fuga reagon pas udhër-arresteve të lëshuara nga SPAK për dosjen 339 të vjedhjes së votave në Durrës.

Sipas Fugës, ata që vjedhin zgjedhjet kanë bërë krimin më të rëndë që mund të mendohet, ndaj dhe duhet të përballen me ndëshkimin.

Mesazhi i Fugës:

Kush shkel ligjin duhet të përballet me ndëshkimin! Cfardo ligji të ketë shkelur.

Edhe ligjin për zgjedhjet sikurse po shohim sot!

Kush vjedh zgjedhjet, kush shkel ligjet për zgjedhjet, cilatdo qofshin ato ka bërë krimin më të rëndë që mund të mendohet!

Edhe ata që i mbrojnë, bashkëpunojnë, apo kanë për detyrë të veprojnë dhe bëjnë sehir!

Zgjedhjet për pushtetin lokal, qendror, për akademinë e shkencave, universitetet, për shoqatat jofitimprurëse, për këdo.

Ne qytetarët e thjeshtë duam të rivendoset ligji!

Po të merrja shprehjen e Walter Lippman, para këtyre që shkatërrojnë shtetin ligjor, vjedhësi i një banke është vërtet një personazh pa pikë rëndësie.

SHKARKO APP