Dosja 339, Prokurorja Prela: 74 persona të përfshirë
“Dosja 339”, është një nga dosjet më të përfolura në vend për shkak të publikimeve të disa përgjimeve, në të cilat aludohet se grupe kriminale kanë pasur ndikim në zgjedhjet e 2017. Në një deklaratë për mediat, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka dhënë edhe disa detaje rreth kësaj çështje. Ajo ka theksuar se deri më tani nuk ka pasur hetim të veçuar për ndikimin në zgjedhje, pasi nga transkiptimet e dala nuk është bërë ndarja e dosjes. Ajo theksoi se ky hetim ka nisur për trafikun e drogës dhe mashtrimin me pronat, nga ku janë vënë në hetim 74 persona.
KOHA JONË SONDAZH

