Dosja 5D/ GJKKO rrëzon kërkesën për veçim të çështjeve. Çfarë kërkuan avokatët e Taulant Tushës, Mariglen Qatos dhe Redi Mollës

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të ish drejtorëve të bashkisë së Tiranës për veçim të çështjes penale.

Avokatja e Taulant Tushës tha se “Provat dhe faktet janë te ndryshme për të pandehurit, bashkë me akuzën”.

Me të njëjtën logjike, edhe të pandehurit, Enton Punavija dhe Julian Zanaj dhe Albano Janku, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, kërkojnë të gjykohen të ndarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas avokatëve, veprat penale për të cilat akuzohen Mariglen Qato dhe Redi Molla (korrupsion pasiv, fshehje pasurie dhe pastrim parash), por edhe Nestor Muhametllari nuk mund të gjykohen në të njëjtin proces, pasi edhe koha për gjykimin do të jete e ndryshme duke marrë në konsideratë shqyrtimin e provave e akteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e rrëzoi kërkesën e mbrojtësve ligjorë për ndarjen e çështjes, duke vendosur që procesi të vijojë i unifikuar për të gjithë të pandehurit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?