Dosja e 21 Janarit rikthehet në dyert e Drejtësisë, Fatmir Mediu: Një histori absurde
Dosja për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka kaluar në Gjykatën e Posaçme, SPAK në njoftimin zyrtar ka deklaruar se ka ndarë një çështje penale ku po heton për veprën penale të korrupsionit. Vetë Mediu shprehet se ky proces është tërësisht politik dhe se nuk ka lidhje me tragjedinë e Gërdecit.
Për të edhe atë kohë, prokuroria ndërtoi një fabul ku thuhej se demontimet kryheshin me qëllime kriminale, gjë që sipas tij është absurde.
“Proces politik dhe mediat që nuk ka të bëjë me çështjen e Gërdecit. Kjo çështje e 2009 është përcjellë pa asnjë shtesë, po me të njëjtën dosje dhe prokurorë, dhe për më tepër nga pikëpamja procedurale është një çështje e parashkruar, dhe sillet për interesa që nuk kanë të bëjnë me tragjedinë. Nuk mund t’i bëj interpretim tjetër.
Kjo çështje sa herë ka pasur zgjedhje është risjellë në vëmendje. Ideja për ta marrë nga hiçi këtë dosje për ta sjellë nga prokurorët e SPAK, ndërkohë që ka qenë në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila kur është kërkuar të rihapet çështja ka thënë se nuk ka bazë ligjore, sillet për interesa që nuk kanë të bëjnë me çështjen”, shprehet Mediu për ”News 24”.