Dosja e CEZ, Taulant Balla kërkon kalimin në SPAK

Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së Taulant Balla ka rikthyer në vëmendje dosjen e CEZ.

Balla ka kërkuar që kjo dosje të rikthehet në SPAK, ndërsa kërkesa u dorëzua gjatë gjyqit në dhomën penale të kryesuar nga gjyqtari Lazer Sallaku.

Procesi ku do të merret vendimi për rihapjen ose jo të dosjes u la në datën 24 janar.

Balla e kishte paralajmëruar rreth një javë këtë lëvizje të tij, ku i kishte kërkuar publikisht gjykatës që të rikthente për gjykim çështjen CEZ.

“Jam i informuar se janë më shumë se 140 dosje puna e parë e prokurorëve. Një ndër dosjet e para që unë i kërkoj SPAK duhet të jetë edhe kallëzimi i bëra nga ana e Kuvendit të Shqipërisë lidhur me gjetjet e rapotit të Komisionit hetimor për privatizimin e OSSH ku janë kallëzuar autoritete të larta të qeverisë së asaj kohe nisur nga ish kryeministri Sali Berisha. 

Jemi informuar se prokuroria i është drejtuar gjykatës për mbyllje të këtij hetimi, dhe do t’i kërkoja gjykatës qa ta kthejë mbrapsh këtë çështje që të hetohet dhe të mos mbyllet pa u hetuar”, u shpreh Balla rreth një javë më parë.

SHKARKO APP