Dosja e ”Eskobarit të Ballkanit”, ja gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen
Liljana Muça zgjidhjet gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e Klement Balilit. Muça u zgjodh pas hedhjes së shortit. Balili, i konsideruar nga mediat greke si “Eskobar” i Ballkanit u dorëzua në polici një ditë më parë.
Balili u dorëzua nën shoqërinë e avokatit të tij mbrojtës pranë policisë, në një kohë kur Prokuroria e Krimeve të Rënda sapo kishte dorëzuar dosjen hetimore në në gjykatë për të paktën 4 vepra penale, më të rëndat e të cilave “trafik ndërkombëtar droge” dhe “krijim e pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal”.
Paralelisht me mbylljen e hetimeve dhe vlerësimin paraprak të provave, pas dorëzimit të Klement Balilit, Prokuroria do të dorëzojë edhe një kërkesë të dytë për caktimin e masës së sigurisë për 46-vjeçarin , një masë që gjatë kësaj kohe ka qenë në fuqi në mungesë të tij.
KOHA JONË SONDAZH

