Dosja e “Gërdecit”, shtyhet sërish seanca për Fatmir Mediun
Këtë të enjte gjykata e Posaçme ka vendosur shtyrjen e seancës për ish ministrin e Mbrojtes Fatmir Mediu në lidhje me shpërthimin e ndodhur në Gërdec në vitin 2008.
Raportohet se seanca e radhës pritet të zhvillohet me 7 korrik në orën 08:30. Ndër të tjera ai thekson se ka qenë SPAK që ka kërkuar kohë për njohjen me prokurat e posaçme të paraqitura në seancën e sitme nga avokati Dorian Matlija i cili është përfaqësuesi i viktimave nga shpërthimi.
Ndërkaq pjesë e seancës së kësaj të enjtje kujtojmë se kanë qenë edhe të gjithë personat që janë dëmtuar nga shpërthimi ku mbeten të vrarë 26 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, ku i vetmi i pandehur për shpërdorim detyre është ish ministre.