Dosja e Henri Çilit në dorën e SPAK-ut
Pasi Gjykata e Përmetit shpalli mos-kopetencë për shqyrtimin e çështjes gjyqësore të biznesmenit dhe botuesit Henri Çili, Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë në shqyrtim dosjen e operacionit policor të koduar “Mezhgorani”.
Gjykata e Përmetit dha masat e sigurisë ndaj të arrestuarve dhe vendosi të lirojë botuesin Çilin me masën e sigurisë ”detyrim paraqitje” dhe shpalli moskompetencën e saj për shqyrtimin e çështjes.
Botuesi dhe gazetari i njohur akuzohet se në këmbim të 750 mijë eurove dhe disa pronave, ka ofruar mbështetje duke u përpjekur t’u sigurojë lehtësim të dënimeve Arbjon dhe Alban Alikos, vrasësve të efektivit të RENEA-s në Lazarat në vitin 2015.
Henri Cili ka deklaruar para trupit gjykues se ai ka një studio ligjore që “ja legjitimon ndërmjetësimin” dhe se “biseda të kësaj natyre janë brenda profilit të punës së kësaj studioje”.