Dosja e ish-gjyqtarit Besnik Imeraj, për verifikim në Prokurorinë e Tiranës

Prokuroria e Përgjithshme ka përcjellë në prokurorinë e Tiranës dosjen e ish-gjyqtarit të Kushtetueses Besnik Imeraj, i cili u referua për ndjekje penale nga komisioni i pavarur i kualifikimit.

Materialet e dërguara nga ky institucion mësohet se janë përcjellë në prokurorinë e Tiranës për verifikim nëse ka elementë të veprës penale.

Besnik Imeraj dha dorëheqjen nga procesi i vetingut dhe procesi ndaj tij u ndërpre por dokumentet e grumbulluara deri në këtë moment iu përcollën prokurorisë për hetim penal.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur nga Ora News për padinë, Imeraj e cilësoi kallëzimin si sulm politik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?