Dosja e mjekut që ab*zoi me 16-vje*aren prej 2 vitesh, prindërit: I bëri lavazh truri

”Euronews Albania” ka siguruar dosjen hetimore ndaj mjekut besimtar, Dervish Hasi i cili akuzohet nga prokuroria për verprat penale të pornografisë dhe marrëdhënies seksuale me të mitura. Në dosje theksohet se kallëzimi është bërë në komisariatin numër 1 në Tiranë nga i ati i vajzës 16-vjeçare. Babai ka denoncuar mjekun se është në një marrëdhënie me të bijën prej dy vitesh. Ai pretendon se 42-vjeçari ka bërë lazvazh truri 16-vjeçares, pasi dhe kjo e fundit nuk pranon të ndahet prej tij.

”Prindërit shprehen se nuk kanë dyshime të arsyeshme nëse mjeku ka kryer mardhënie seksuale me vajzën. Të dy prindërit deklarojne se i kanë kërkuar mjekut të mos ketë asnjë marrëdhënie me vajzën e tyre dhe për shkak se vajza ka shfaqur edhe probleme shendetësore, si ato të shëndetit mendor, të dy prindërit dyshojnë se mjeku mund t’i ketë berë lavazh truri vajzës së tyre. Ata i kanë kërkuar disa herë mjekut të mos kishte me kontakte me vajzën, ndërsa vajza gjithmonë e ka refuzuar moskontaktin me mjekun, duke u shprehur se nëse do ndahej prej tij, do të vriste veten”, thueht në dosjen e prokurorisë.

Në kallëzim babai i vajzës shprehet se për periudhën dyvjecare e bija mund te jetë takuar mbi pesëdhjetë herë me mjekun. Të dy prindërit kërkuan me ngulm që vajza mos të thërritet dhe mos të pyetet në polici pasi sipas tyre kjo do t’i shkaktonte trauma. Vajza në deklaratën e saj ka pranuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën e të dyve. Ajo tha se është besimtare dhe është indoktrinuar se mashkullit i lejon feja të ketë disa gra.

SHKARKO APP