Dosja e patronazhistëve, Bushati: Heronjtë e fëmijëve e lanë skandalin kopil

SPAK-u ka vendosur të mbyllë dosjen e skandalit të patronzhistëve. Lajmin e dha gazetari Andi Bushati, kjo përmes një postimi në Facebook. Ai ishte personi që denoncoi skandalin e publikimit të të dhënave personale të mbi 910 mijë qytetarëve.

Referuar deklaratës së ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, e cila i konsideroi prokurorët e SPAK-ut si ”heronj të fëmijëve”, Bushati shton se këta heronj kanë dalë në përfundimin se në skandali e patronazhistëve nuk ka pasur krim zgjedhur dhe pse kurrë nuk kanë hetuar PS-në apo në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

“Sot kisha një tjetër takim në Gjykatën e Lartë me “heronjtë e fëmijëve tanë”, që gjenden në SPAK. Por ata janë tërhequr nga çështja e patronazhisëve. E bukura qe se dhe përfaqësuesi i akuzës nga prokuroria e përgjithshme kërkoi tërheqjen duke e lënë skandalin kopil. Kjo është Reforma e re në Drejtësi, ku një çështje fare mirë mund të mos i takojë askujt. Dhe e bukura është se heronjtë e SPAK kanë arritur në konkluzionin se nuk ka krim zgjedhor ndonëse nuk guxuan kurrë të shkelnin në PS AKSh”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?