Dosja e Tahirit/Me 5 muaj vonesë çohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar ditën e djeshme në Gjykatën e Posaçme të Apelit dosjen ndaj Saimir Tahirit dhe ish-drejtorit të Policisë Vlorë, Jaeld Cela.

Procedura e “Dërgimit të akteve”, parashikohet shprehimisht nga neni 419 i K.Pr.Penale, i cili përcakton se, brenda pesë ditëve nga realizimi i njoftimeve, Gjykata që ka dhënë vendimin i dërgon aktet e procedimit dhe të ankimeve në gjykatën që do shqyrtoj çështjen.

Pikërisht, bazuar në këtë dispozitë procedurale, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pas procedurës së njoftimeve ka dërguar aktet e procedimit dhe ankimet në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?