Dosja e tërmetit/7 orë seancë, gjykata shtyn për nesër vendimin për 29 të arrestuarit

Gjykata e Penale e Tiranës, do të japë nesër në orën 10:00 vendimin për masën e sigurisë për 31 personat e arrestuar pas dëmeve të shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Seanca për shqyrtimin e kërkesave të prokurorisë, e zhvilluar në dy faza nisi në orën 12:00 të mesditës dhe përfundoi në 19:00 të mbrëmjes së sotme.

Në seancën e parë, ishin dhe dy ish-kryetarët e komunave, Besnik Fuçia i Farkës dhe Fatbardh Plaku i Kasharit. Për ta prokuroria ka kërkuar qëndrimin në qeli, teksa për Faik Fejzon u kërkua masa e arrest në shtëpi. Gjatë seancës mësohet se ka pasur dhe përplasje të forta mes prokurorëve dhe mbrojtjes të cilët pretenduan se ndalimet janë bërë pa prova dhe fakte.

Në dosjen e mbrojtur prej prokurorëve Alket Mersini dhe Erjon Imeraj, janë renditur një sërë shkeljesh të zbuluara në pallatet e dëmtuara nga tërmeti. Shkeljes sipas akuzës nisin nga mungesa e dokumentacionit për studimin sizmik të zonës së ndërtimeve, aktet e kolaudimit, aktet e kontrolleve në faza të ndryshme të ndërtimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?