Dosja “Frroku”, Didi përballet me Bajraktarin për shkresën nga Belgjika

Hetimet ndaj deputetit Mark Frroku vijojnë pas akuzave që vijnë nga Belgjika teksa sot ish –Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi është përballur në prokurori me ish –shefin e Interpol Tiranës, Artan Bajraktarin. Ata janë ballafaquar në lidhje me shkresën e dërguar nga autoritetet belge për arrestimin e deputetit Mark Frroku. Dyshohet se kjo shkresë e mbërritur në muajin janar u mbajt e fshehtë nga policia për afro 3 muaj, çka solli edhe largimin e Didit nga detyra. Didia dha dorëheqje, ndërsa Bajraktari u arrestua nga SHKB dhe u lirua dy ditë më pas nga gjykata. Përpara prokurores Sonila Muhametaj, ish-kryepolici Didi ka mohuar të jetë vënë në dijeni nga Bajraktari. Ndërsa ish –shefi i Interpol Tirana ka deklaruar se ka zbatuar ligjin duke ia përcjellë kërkesën eprorit të tij në atë kohë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?