Dosja ”Gërdeci”, dëshmojnë 11 persona në GJKKO dhe japin detaje të reja. Seanca shtyhet më 27 tetor

Këtë të mërkurë, në Gjykatën e Posaçme Anti Korrupsion u mbajt seanca e radhës për çështjen “Gërdeci”. Dëshmuan 11 persona, edhe pse u thirrën 15, ndërsa seanca u shty në datën 27 ora 12:00. Ishte një listë prej 15 dëshmitarësh, të cilëve u dërgua ftesa për t’u dëgjuar sot në Gjykatën Anti Korrupsion.

Ishin dy avokatët mbrojtës të ish-ministrit Fatmir Mediu që u bënë pyetje në seancë. Çifti Durda, Zamira dhe Feruzan Durda, prindërit e Erisonit që u vra nga shpërthimi i municioneve, 15 marsin e 2008 dëshmuan në seancë. Zamira Durda kujtoi edhe njëherë momentet se si shpërtheu fabrika e demontimit dhe se si ajo e shqetësuar telefonoi bashkëshortin e saj dhe më pas u largua, teksa i biri kishte dalë të luante me shokët. Ajo kujtoi se fëmija ishte larguar disa herë për të çuar ushqim te të afërmit që punonin në fabrikën e demontimit.

Avokatët mbrojtës pyetën disa herë dëshmitarët nëse e kanë parë ndonjëherë ish-ministrin e Mbrojtjes në fabrikën e demontimit. Dëshmitarët u përgjigjet se nuk e kanë parë, ndërsa shtuan se predhat dhe municionet transportoheshin me forca ushtarake dhe kamion të ushtrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zamira Durda akuzoi se ky është një krim shtetëror dhe se djalin e vrau ushtria. Ajo i la gjykatësve në sallë dy fletore të djalit të saj të ndjerë dhe kujtoi se i biri kishte qenë për herë të fundit në shkollë në 13 mars 2008 dhe kërkoi që vendimi i gjykatës të shkruhej në këto fletore të mbetura në mes, ashtu si jeta e djalit të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një tjetër dëshmitare tha se në fabrikë nuk kishte rregulla, nuk kishte firmosur asnjë kontratë dhe paratë i merrte çdo dy javë. Ajo kujtoi se për t’u larguar nga fabrika pas shpërthimit, iu desh të shkelte mbi trupat e viktimave. /Top Channel/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?