Dosja “Gërdeci”/ Shtyhet sërish seanca për Fatmir Mediun

Është shtyrë me dy javë të tjera seanca ndaj kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu lidhur me dosjen “Gërdeci”.

Seanca e radhës është shtyrë për në datën 10 korrik. Shkak për shtyrjen u bë mungesa e gjyqtares Irena Gjoka, e cila nuk paraqiti të paktën deri më tani një motiv të qartë.

Seanca parashikonte marrjen e dëshmisë së 5 ekspertëve që kryen ekspertizën duke përcaktuar dëmin në 2008 për ngjarjen tragjike.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është vënë nën akuzë nga SPAK për çështjen “Gërdeci”, ku nga shpërthimi i ndodhur në fabrikën e municioneve atje, humbën jetën 26 persona.

Mediu po gjykohet në GJKKO për çështjen “Gërdeci” për dy akuza atë të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”.

SHKARKO APP